AKTUALITET

Situata në spitalin Infektiv/ MSH: 5 pacientë në terapi intensive, një prej tyre i intubuar

11:29 - 03.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrisë së Shëndetësisë bëri me dije se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, ndërsa një prej tyre është i intubuar.




“Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes”,- theksohet në njoftim.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.