Kryesore

Merret vendimi, pezullohet përfundimisht kampionati në Maqedoninë e Veriut

15:23 - 04.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndërprerë përfundimisht kampionati në Maqedoninë e Veriut.




Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë edhe zyrtarisht sezonin 2019/20. Kjo ka ardhur si shkak i rasteve me Koronavirus, të cilat janë konfirmuar së fundmi te dy skuadrat shqiptare, të Shkëndijës së Tetovës dhe Renovës.

Vendimi është marrë sot, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar nga Këshilli Drejtues i FFM-së, të cilët kanë marrë rekomandimin nga Komisioni i Garave për ndërprerje të sezonin 2019/20 në Ligën e Parë dhe Kupën e Maqedonisë.

“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë.”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.