Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Rama: Parregullsitë në zgjedhje nuk kanë thyer vullnetin e popullit, ka pasur vetëm..

22:10 - 04.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, i pyetur për Reformën Zgjedhore, deklaroi se parregullsitë në zgjedhje nuk kanë thyer asnjëherë zgjedhjet në Shqipëri.




“Për sa kohë kam garuar unë, asnjëherë nuk ka ndodhur që parregullsitë në zgjedhje të kenë thyer vullnetin e popullit. Ka pasur vetëm një rast që dihet botërisht në zgjedhjet e Tiranës, në asnjë rast tjetër”, deklaroi Rama.

Edi Rama theksoi se maxhoranca po iu përmbahet rekomandimeve të OSBE ODIHR.

“Parregullsitë në zgjedhjue nuk kanë thyer vullnetin. Është thyer në vitin 2011, kjo dihet botërisht. Edhe ajo që ka ndodh në Tiranë, nuk ngjau në Komision. Policia nuk ka qenë problem asnjëherë. Policia nuk ka lidhje fare këtu. Si është me komisionerë politikë si jopolitikë, për ne nuk ndryshon gjë.

Ky është rekomandim i ODIHR-it. Është tjetër kur shteti të con ushtar dhe është tjetër kur të con banda. Por gjithsesi ky sistem është më mirë sesa ai që ishte. Këta janë edhe jashtë parlamentit edhe vendosin kushte. Ne kemi lëshuar shumë. Topin e ka Lulzim Basha dhe ai e di se ku do ta cojë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.