Ekonomi

Ahmetaj: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

14:38 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare

Hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.



Kështu ka bërë të ditur Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili ka deklaruar sot se do të hiqen taksat për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.

Ky vendim vjen në kuadër të planit kombëtar 2030. “Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar”,- tha Ahmetaj.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE