Kryesore

Arrestimi i ish-senatorit italian dhe skandali i mbetjeve, Rama sulmon Metën e Bashën: Këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë Atdheun nga unë

14:45 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar Kryeministri Edi Rama pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për çështjen e arrestimit të ish-senatorit italian Sergio De Gregorio. Në shkrim thuhet se De Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia Neës”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare. Asokohe ky lajm trazoi politikën shqiptare, ksa u raportua se 1400 konteinerë me mbetje toksike do të vinin në Shqipëri për t’u groposur.




Numri një i Qeverisë Rama ka sulmuar Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke i treguar si ‘opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga ai’.

“Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, – shkruan Rama.

Ndërsa Ilir Kulla, personi që përmendet në shkrimin e medias italiane, ka reaguar sot duke e cilësuar shpifje. “Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore”, shkruan Kulla.

Në Itali janë 8 persona të arrestuar për këtë çështje. Mes të arrestuarve është ish-senatori Sergio Gregio, botuesi i “Pianeta Italia News”, që publikoi lajmin, bashkë me një grup, që sipas anti-mafias italiane janë një grup i strukturuar kriminal.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.