AKTUALITET

Bandat në Shkodër/ Lleshaj: Ka eksponentë krimi që qarkullojnë të lirë, policia gati për goditje nëse…

14:26 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm në një takim që ka pasur në Velipojë me fokus masat për turizmin, mbrojtjen e mjedisit dhe luftën antikanabis,ka pohuar se në Shkodër ka eksponentë krimi që qarkullojnë të lirë dhe për të cilët policia ka informacion dhe është gati për t’i goditur nëse ata shkelin vijën e ligjit.




Lleshaj theksoi se goditja e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike është në fokusin e Policisë së Shtetit e do vijojë pasi kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Duke folur për kriminalitetin, ministri Lleshaj tha: Shkodra është një qark që ka trashëguar gjendje jo pozitive sa i përket rendit e sigurisë publike, mbetet shumë për të bërë, fatkeqësisht konstatoj falë edhe disa vendimeve të pakuptueshme që s’kam tagër ti gjykoj, por kam të dretjëtë mos i kuptoj, kanë bërë që ende në qytet të jenë në qarkullim të lirë, qarkullim, se jo fort të lirë ndoshta, eksponentë krimi të cilët meritojnë vëmendjen e policisë.

Vëmendje të pashuar e të pandalshme të policisë që të mos cënohet asnjë parametër i sigurisë publike në këtë qytet që përvec të tjerash të paktën për mua përbën një lloj përkufzim të vecantë.

Por nuk e them vetëm për arsyen time personale, ku përfshihet ndër të tjera lufta kundër krimit të organizuar që në Shkodër është i identifikuar dhe për të cilin policia është mjaft e informuar për tu mbajtur në kontroll e për tu goditur në cdo cast që tenton të kalojë vijën e ligjit.

E dyta përpjekja për të kontrolluar vijën kufitare, flukset e paligjshme migratore, të cilat besoj jeni informuar që para disa ditësh pësuan një goditje të madhe për fat të keq brenda radhëve të policisë që u godit një rrjet trafikimi që kishte lidhje edhe brenda policisë së shtetit e që është goditur nga vetë policia e shtetit, mbetet iobjektivi për të kontriolluar që është mjaft i përhapur në vend duhet kontrolluar se me të lidhen shumë veprimtari të tjera kriminale nga migracioni”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.