BOTA

Brazili dhe Meksika me numër rekord të viktimave nga koronavirusi

10:37 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koronavirusi ka marrë hov në Amerikën Latine, ku Brazili dhe Meksika kanë shënuar numrin më të madh ditor të viktimave.




Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, ky vend ka regjistruar 1,437 vdekje në 24 orët e fundit.

Në total, Brazili ka tani 34,021 viktima nga koronavirusi – më së shumti në botë pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, e ka minimizuar vazhdimisht pandeminë, duke iu bërë presion shteteve që të rihapin ekonominë dhe duke iu thënë qytetarëve se vdekja është “fati i të gjithëve”.

Në Meksikë, autoritetet raportuan për 816 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkruan REL.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i tyre kalon 12,500.

Edhe presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i zmadhojnë gjërat.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 6.6 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 2.8 milionë janë shëruar dhe mbi 391,000 kanë vdekur.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.