AKTUALITET

DETAJE/ Fqinji ekzekutoi dy vëllezërit në Krujë, dyshohet se dy familjet…

08:29 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër dyshohet se u ekzekutuan për motive hasmërie mbrëmjen e djeshme nga fqinji i tyre. Nga veprimet e para hetimore, Policia ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive hasmërie, por nuk konfirmohet me saktësi se për çfarë hasmërie bëhet fjalë konkretisht.




Por, veç kësaj, mësohet se dy familje, Bardhi dhe Pula, fqinje me njëra-tjetrin, kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Viktimat nuk janë persona të skeduar më parë nga Policia apo të dënuar për ndonjë vepër penale.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje personat që shoqëruan drejt spitalit dy vëllezërit, të cilët fatkeqësisht ndërruan jetë rruges.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë pranë vendngjarjes, si dëshmitarë të krimit të rëndë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.