Bota

Itali/ Rritet numri i te infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 (Shifrat)

19:06 - 05.06.20 gsh

Këtë të premte është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 518 persona, ndërsa   85 të tjerë kanë humbur betejën me virusi vdekjeprurës.



Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 33 774 e i të infektuarve më 234 531. Ndërkaq persona aktivë me koronavirus janë 36 976, ndërsa deri më tani këtë betejë e kanë fituar 163 781 pacientë.

Lombardia është sërish një ndër rajonet më të goditura, me 21 viktima në 24 orët e fundit e numri i tyre ka arritur deri më sot më 16,222, ndërsa të infektuarit më 89,828.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE