AKTUALITET

Kishte bërë kërdinë muajt e fundit, 31-vjeçari i fiksuar pas biçikletave

12:13 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31-vjeçar i arrestuar tanimë ishte kthyer në makthin e Durrësit, pasi iu zbuluan dhe dokumentuan 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit.




I riu ishte me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes mban inicialet M. M..

Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:

Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;

Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;

Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;

Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;

Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.