AKTUALITET

“Kur tolerohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, dhuna kthehet në sistem. Një shoqëri si e jona duhet të ngrihet në këmbë për mbrojtjen e familjes”, Meta mesazh të fortë

11:15 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, ka dhënë një mesazh të fortë kundër dhunës.




Meta, duke shpërndarë foto nga protesta e djeshme, shkruan se kur çdo formë dhunë nuk ndëshkohet, dhuna kthehet në sistem. Ai thekson se një shoqëri si e jona që familjen e ka të shenjtë, duhet të ngrihet më këmbë për mbrojtjen e saj.

“Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëherë dhuna kthehet në sistem! Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.