BOTA

Mjekët amerikanë: Virusi mund të jetë duke ndryshuar

16:45 - 05.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekët nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pittsburgh kanë deklaruar se koronavirusi sa vjen dhe po bëhet më pak i fuqishëm.




Dr. Donald Yealy, kryetar i mjekësisë emergjente në UPMC, gjatë një konference për shtyp u shpreh se njerëzit duket se po infektohen më vështirë. Po ashtu mjeku vë në dukje që edhe ata që e marrin virusin e kalojnë më pak rëndë krahasuar me ata që sëmureshin në fillim të këtij viti.

“Virusi mund të jetë duke ndryshuar,” tha Yealy. ‘Disa modele sugjerojnë se fuqia e tij është zvogëluar’.

Ndër të tjera, shtoi se në javët e fundit numri i pacientëve që kanë nevojë për ventilatorë është duke rënë. Më pak se katër për qind e të gjitha testeve dhe vetëm 0.2 për qind e testeve te pacientët asimptomatikë po rezultojnë pozitive, tha ai, duke treguar se virusi është më pak i përhapur në komunitetet që shërben UPMC.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.