Kryesore

Reforma Zgjedhore/ “Jini të qartë për konsensus, vullnet për zgjedhje të lira”, Meta mesazh opozitës

13:05 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje opozitës të jetë e qartë në kërkesat e saj sa i takon dialogut për gjetjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore.




Meta theksoi se palët duhet të lënë mënjanë arrogancën, për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të plotësuar një ndër kushtet e vendosura nga Bundestagu.

“Besoj se mesazhet kanë qenë të qartë. Mesazhi im për opozitën është që të jetë e qartë, të bëjë maksimumin për konsensus dhe të koordinojë sa më ngushtë me partnerët tanë dhe me komisionerët dhe Bundestagun. Ta shohin me vëmendje reformat në Shqipëri dhe anën substanciale dhe cilësinë e tyre. Është e rëndësishme që të tregojnë të gjithë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme që mos të intimidojnë qytetarët, as më arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre”, – tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.