AKTUALITET

Shoqja e 15-vjeçares rrëfen ngjarjen e rëndë brenda shkollës: Përplasa kokën te muri, drejtori kaloi aty dhe iku, nuk u interesua

16:20 - 05.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj, në Babrru të Tiranës, rrëfeu se po në atë shkollë ka rënë pre e bullizmit, si dhe është abuzuar edhe vetë seksualisht.




Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, e mitura rrëfeu një ngjarje të rëndë brenda shkollës, ku ajo bullohej dhe dhunohej nga të tjerët, ndërsa mësuesit dhe drejtori nuk bënin asgjë.

Ajo tregoi se një ditë ishte zënë me disa të tjerë dhe kishte përplasur kokën te muri, ku kishte shkuar në QSUT dhe kishte bërë qepje, por mësuesja dhe drejtori nuk ishin shqetësuar fare, duke thënë se ishte thjesht një çarje e vogël.

“U zumë, përplasa kokën te muri. Mësuesja nuk u shqetësua shumë, thjesht më shoqëruan në QSUT, ku bëra një qepje. Edhe drejtori vetëm kaloi dhe iku, nuk i interesua shumë. Tha thjesht ka çarë pak kokën”, tha e mitura.

Po roli i psikologes së shkollës?

Kishim një psikologe, por vinte një herë ose dy herë në javë. Unë kam shkuar e kam kërkuar ndihmë te psikologia e shkollës për bullizmin.

Ka pasur rendiment?

Është minimizuar pak, por jo shumë.

Kur lexoje në mure emrin e saj …

E shikoja emrin e saj, e kam pyetur por me thoshte se nuk e dinte kush e bënte. Nuk hapej me mua, shumë vonë u hap.

Po kur e mësove se ishte roja i shkollës?

Rojën e shkollës, në cdo kafe që shkoja, por nuk e kuptoja qëllimin e tij. Kur e mora vesh, një ditë para se vajza të bënte denoncimin, isha shumë e tronditur, shumë e habitur.

Ju thoni se ishte dhe një vajzë tjetër…

Po, por nuk ndodhet këtu. Është jashtë. Vajza më ka treguar që edhe ajo është abuzuar nga roja i shkollës.

Po djemtë që janë përfshirë në skandal i njeh?

20-vjeçarin e njoh, se e kam parë me vajzën. Ai më pati thënë se ‘nuk të duhet gjë çfarë bëj unë’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.