Bota

Si duhet përdorur maska e fytyrës? OBSH: Duhet të përbëhet nga të paktën tri shtresa

19:20 - 05.06.20 gsh

Maska për fytyrën duhet të përbëhet nga të paktën tre shtresa të materialit, tha drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë të premten.



Gjithashtu, siç shkruan Euroneës, përcjell Telegrafi, OBSH ka publikuar udhëzime të hollësishme se si të bëni dhe të vishni maskat për fytyrën.

Në këtë drejtim, sipas udhëzimeve të OBSH-së, duhet pasur parasysh këto gjëra:

Para se të vendosni një maskë, pastroni duart me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë dhe sigurohuni që të mos keni boshllëqe midis fytyrës dhe maskës.

Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit të saj; nëse e bëni këtë, pastroni duart tuaja me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

Zëvendësoni maskën me një të re sa më shpejt që të jetë e lagur dhe mos i përdorni përsëri maskat që janë për një përdorim.

Për të hequr maskën: hiqeni atë nga pas (mos prekni pjesën e përparme të maskës); hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; pastroni duart tuaja me pastrues duarsh me bazë alkooli ose sapun dhe ujë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE