AKTUALITET

Si u ekzekutuan dy vëllezërit në Krujë, u transportuan në spital nga të afërmit. Ja kush është autori

08:22 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Krujën, ku dy vëllezër përkatësisht 34 dhe 24 vjeç janë ekzektuar nga një person, i cili është idenifikuar dhe është në kërkim.




Në fshatin Gramëz, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 22:05 vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, janë plagosur rëndë me armë zjarri dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Nga sa mësohet, vëllezërit Bardhi janë transportuar me një automjet privat nga të afërmit e tyre, që janë ndodhur pranë vendngjarjes, por nuk kanë arritur në spital me shenja jete.

Burime nga Policia e Krujës thanë mbrëmë se kanë identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Roland Pula, banues në të njëjtin fshat me viktimat, madje edhe fqinj i tyre, dhe po punohet për arrestimin e tij.

Në mbështetje të Policisë lokale janë nisur edhe shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana, që kanë nisur menjëherë me krehjen e zonës përreth vendngjarjes. Gjithashtu, janë ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse, në mënyrë që autori të mos lejohet të arratiset.

POLICIA

“Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G. B., 34 vjeç, dhe Xh. B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë. Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të Policisë Durrës dhe FNSH e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia.

Më tej, në një njoftim të dytë, Policia e Shtetit tha se ishte identifikuar në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. “Autori i dyshuar është shtetasi R.P., 32 vjeç, nga Kruja”, tha Policia.

Dy drone që filmojnë dhe në errësirë, janë ngritur nga forcat e rendit për të kontrolluar zonën. Ndërsa është gjetur edhe makina e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Mjeti është gjetur i braktisur pranë pompave të ujit në fshatin Gramëz.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.