Kryesore

Takimi me Metën/ Thaçi: Kosova dhe Shqipëria janë gjithmonë krahë njëra-tjetrës, ja çështjet që u diskutuan

15:47 - 05.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këtë të premte zhvilloi një takim me homologun e tij Hashim Thaçi.




Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thaçi shprehet se dy çështjet që u diskutuan ishin rikthimi në normalitet të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rifillimi i dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa shtoi se Shqipëria me Kosovën janë gjithmonë krahë njëra- tjetrës dhe të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik.

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

 

Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona.

 

Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore.

 

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik! HTH (Foto: Zyra e Presidentit të Shqipërisë)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.