AKTUALITET

Vrasja e 2 vëllezërve në Krujë/ Si nisi sherri në kafe, autori konflikte e përplasje me viktimat dhe herë të tjera

08:37 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në fshatin Gramëz të Krujës. Nga sa mësohet dy vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Roland Pula, 32 vjeç, nga Kruja. Po ashtu ‘BalkanËeb’ mëson se viktimat dhe autori janë përplasur disa herë ndër vite me njëri-tjetrin, janë rrahur e plagosur mes tyre disa herë.




Burimet thonë se edhe mbrëmjen e djeshme mendohet të ketë pasur një zënkë mes tyre, teksa dy vëllezërit kanë qenë në kafe dhe janë kapur me fjalë me vëllain e autorit.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një debat i ashpër, që përfundoi në ngjarjen tragjike. Kujtojmë se autori i dyshuar për vrasjet, Roland Pula, njihet si person problematik, ndërsa është akuzuar për disa vepra penale si; vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.