AKTUALITET

Zëdhënësja e PD: Veliaj mburret me punët e Bashës, Tirana kryeqyteti më i ndotur në Europë

10:07 - 05.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa akuzoi këtë të fundit se mburret me punët e Lulzim Bashës. Përmes një reagimi, zëdhënësja e PD-së thekson se Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë.




Sipas Zhupës, matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

REAGIMI I ZHUPËS

Fake news i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilësinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankës Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.
Studimi që media të caktuara për qëllime propagandiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren, është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjen e ajrit në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi nuk është renditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara, por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.
Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!
Por që Tirana ka cilesinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite. Ne 4 vite Veliaj ka dhene më shumë se 780 leje ndertimi, ku 80% janë ndertesa mbi 13 kate për qellime private. Ccdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë cdo ditë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.