BOTA

E rëndë në SHBA/ Familja me gjashtë anëtarë gjendet pa shenja jete në garazh

08:43 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një familje me 6 anëtarë është gjetur e pajetë në garazhin e banesës.




Familja e një ushtaraku, gruaja dhe katër fëmijët janë gjetur të pajetë. Gjithashtu aty ndodheshin edhe dy mace, të cilat janë gjetur të ngordhura.

Sipas informacioneve nëpër media rezulton se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të asfiksimit nga gazi.

Megjithatë, tragjedia mendohet të jetë vetëvrasje dhe vrasje për shkak të një letre të ngjitur në derë. Shënimi i çuditshëm ishte shkruar në zhargon ushtarak dhe duhej të deshifrohej, sipas shefit të policisë në San Antonio, William McManus.

Trupa njerëzish brenda, mos hyr, kafshët janë në frigorifer”, është shprehur ai.

Ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me këtë ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.