BOTA

Ekspertët japin lajmin e mirë: Vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në janar

11:27 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët e sëmundjes infektive nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Qendra e Kërkimit të Kancerit Fred Hutchinson thanë se shanset për të zhvilluar një vaksinë të suksesshme kundër koronavirus deri në janar është një sfidë, por është e mundur.




“Çdo gjë do të  jetë e përkryer nëse kjo do të ndodhë,” tha Dr. Larry Corey, një ekspert kryesor në zhvillimin e virologjisë, imunologjisë dhe vaksinave Fred Hutch. Pra, a do të jetë e mundur që të kemi një vaksinë deri në janar? Po, mund të ndodhë, ”shtoi Corey.

Dr. John Mascola, drejtori i Qendrës së Hulumtimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të NIH u shpreh se e vetmja jë që ka rëndësi janë të dhënat e vaksinës.

“Të gjithë shkencëtarët e vaksinave në botë, mund të bëjnë parashikime nga të dhënat që kanë por e vetmja e dhënë që ka rëndësi në fund të ditës është nëse bëjmë një studim të kontrolluar nga placebo atëherë ne mund të themi me besim se vaksina funksionon, “tha Mascola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.