AKTUALITET

OBSH: Përdorimi i maskave është i rëndësishëm në ambiente publike

13:08 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndryshoi qëndrim lidhur me përdorimin e maskave të fytyrës dhe rekomandoi përdorimin e tyre në ambiente të mbushura me njerëz, për të frenuar përhapjen e COVID-19.




OBSH theksoi se maska mund të rrisë rreziqet shëndetësore nëse njerëzit e prekin me duar.

“Gjithashtu, maska mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë”, theksoi shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në internet.

Ndër të tjera paralajmëroi se maskat nuk mund të zëvendësojnë higjenën e duarve, distancimin fizik dhe as gjurmimin e pacientëve dhe kontaktet e tyre sociale.

“Nuk mund ta them aq sa duhet: Vetëm përdorimi i maskave, nuk do ju mbrojë nga COVID-19”, deklaroi Tedros.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.