Kronikë

Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin, përjashtohet nga policia shefi i Postës Policor në Fushë-Arrëz

09:58 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i Postës Policor në Fushë-Arrëz Izmir Duraku është përjashtuar  nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë brenda komisariatit.




Duraku është përjashtuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Urdhër ky i cili ka ardhur menjëherë pas denoncimit nga një vajzë dhe para arrestimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas SHÇBA, ngjarja është kallëzuar së fundmi nga një vajzë dhe dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015.

SHÇBA bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Policisë në Fushë Arrëz, në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, në një Qendër Sociale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.