Bota

U infektua me COVID-19/ Infermierja: Pas 10 ditësh kisha dhimbje të forta në këmbë, gjaku filloj të mpiksej…

14:41 - 06.06.20 gsh

Infermierja Giulia Medea Oriani, 30 vjeçe e cila punon në zonën e Milanos ka rezultuar pozitive me koronavirus për 21 ditë. Për 58 ditë ajo luftoi kundër trombozës, “ndoshta e shkaktuar nga koronavirusi”, shkruan Corriere Della Sera.



Infermierja  rrëfeu përvojën e saj përmes një postim në Facebook, postim i cili shoqërohet me një foto në të cilën duken disa kuti ilaçesh dhe shiringa të përdorura për trajtimin e pacientëve.

“Përkushtimi”

“Unë jua kushtoj këtë postim teoricienëve të mallkuar të konspiracionit, të cilët pohojnë se koronavirusi nuk ekziston, se është krijuar për të fituar para Bill Gates, se ata na gënjejnë dhe situata nuk është aq e keqe sa duket, juve që nuk doni të mbani maska, juve që grumbulloheni në sheshe sepse nuk keni frikë nga një virus që vetëm vret të vjetrit në moshë, që pretendoni se virusi është problem vetëm për ata me sëmundje serioze dhe shumë e shumë idiotllëqe të tjera.

Juve që mendoni se asgjë nuk do t’ju ndodhë, ju tregoi foton e terapisë që duhej të bëja në dy muajt e fundit dhe që do të vazhdoj të marr edhe për ca kohë”.

Tridhjetë vjeçarja është akoma e tronditur nga kaq shumë urrejtje.

“Unë do t’i merrja të gjithë për të vizituar një herë të vetme njësi të kujdesit intensiv, do t’i vendosja ata ballë për ballë me pacientët e shtruar në spital dhe do t’i lija të flisnin me ta – thotë Giulia për gazetën italiane Corriere Della Sera’ – kisha dëshirë ti shikoja se si do ti përgjigjeshin telefonatave të të afërmve, të fëmijëve që qajnë për prindërit, miqtë, shokët që nuk do ti shikonin më kurrë.

Dhe papritura postimi i saj shkaktoi një valë ofendimesh që infermierja nuk i priste. ” “Mendoj se kam prekur çështje jashtëzakonisht të nxehta, duke ngacmuar zemërimin e teoricienëve të komplotit që m’u hodhën kundër”.

Por jo të gjithë, megjithatë, e fyen atë. “Shumë pacientë ndiheshin të përfaqësuar nga historia ime sepse ata ndiheshin të braktisur gjatë sëmundjes”.

Infektimi me koronavirus

Giulia kontraktoi koronavirusin në muajin mars. “Gjatë ditëve të para kisha pak ethe, dhimbje muskujsh dhe pak vështirësi në frymëmarrje dhe pas pak ditësh shkova në spital ku ndenja për 21 ditë. Pas dhjetë ditësh pata dhimbje të forta e të vazhdueshme në këmbë. Gjaku im kishte filluar të mpiksej. Më vizituan kirurgët vaskularë dhe të përgjithshëm, hematolog, psikiatër, mjek të urgjencës dhe kardiolog. Kam kryer shumë teste  dhe një numër të pafund të testeve të gjakut. Më thanë gjithashtu të diagnostikoja takikardinë e sinusit dhe çrregullimin e stresit post-traumatik”.

Psikologët

Edhe për foton e këtyre ilaçeve ajo ishte e mbuluar nga fyerje.

“Ata menduan se ishte pjesë e kurës për koronavirusin, por unë i merrja ato për veten time sepse çdo natë zgjohem për shkak të makthit dhe nuk mund të fle më shumë se katër orë. Për këtë arsye, përveç mbështetjes së prindërve të mi, unë u drejtova te një psikiatër dhe psikolog, sepse është e vështirë të jetosh me “fantazmën” e sëmundjes. Urreja shtëpinë time, e cila është më është bërë  burg për 79 ditë.

“Këto ditë, kam parë demonstrime dhe teza mohuese të jelekëve të verdhë dhe jam zemëruar. Të gjithë atyre që mendojnë se çdo gjë është e sajuar, ‘partizanëve të teorisë së komplotit Covid iu dedikoj çdo injeksion që kam bërë, çdo hematomë të shpërndarë në trupin tim, çdo tabletë që kam gëlltitur çdo ditë, çdo minutë të zgjimit në errësirë, çdo dhembje që ndjej në gjoks”.

“Unë do të vazhdoj të ndihmoj pacientët e mi, veçanërisht ata që kanë përjetuar traumat e forta të shkaktuara nga ky virus i egër”, shton ajo.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE