AKTUALITET

Vittorio Sgarbi ‘humbet’ mes dallgëve në Palasë, i vijnë në ndihmë vajza dhe një roje plazhi

14:01 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vittorio Sgarbi rrezikoi të mbytej mes dallgëve të bregdetit të Palasës në Dhërmi.




Videoja shqetësuese është publikuar nga vetë kritiku i njohur i artit në Youtube duke shkruar se kishte kaluar një moment rreziku teksa lahej në Palasë të Shqipërisë. Nga videoja duket se ai tërhiqet një moment nga dallgët. Për ta shpëtuar ka vrapuar vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, i cili me vështirësi e ndihmoi të arrinte në breg.

Me Sgarbin, përveç bashkëpunëtorëve të tij, ishte edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, mjeku Dritan Leli.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.