Kryesore

‘Zgjedhorja’/ Pas takimit me Yuri Kim, flet Murrizi: Nuk votojmë asnjë lloj pazari, kërkojmë lista të hapura

11:50 - 06.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi pas takimin me ambasadoren Yuri Kim, një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, bëri të qartë qëndrimin e 39 deputetëve të opozitës brenda Parlamentit.




Murrzi shprehet se në takimin me ambasadoren Yuri Kim ai ka theksuar se nuk do të votojnë marrëveshjen në Kuvend në rast se nuk ka lista të hapura.

“Ne i thamë që nuk votojmë asnjë lloj pazari, kërkojmë lista të hapura ndryshe nuk votojmë. Nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është korrekt dhe i palëkundur: Administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votë emigrantësh”,- tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.