Kryesore

Ish-bashkëshorti për një gjë të vogël bëhej agresiv”, 46-vjeçarja tregon historinë e trishtë: Kaluan 20 vite mes dhunës

15:06 - 22.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrëfimi i trishtë i një gruaje nga Durrësi është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në ‘News24’. Një 46-vjeçare ka zgjedhur të rrëfejë kalvarin e gjatë të vuajtjeve nga një martesë e dështuar edhe pas ardhjes në jetë të tre fëmijë.




Ajo tregon, se fëmijët kanë ngrënë më shumë lot se sa bukë, më shumë dhimbje se sa buzëqeshje, pasi babai i tyre i ka dhunuar barbarisht ata bashkë me të. Një jetë e mbushur plot sakrifica, duke i dhënë shumë here mundësinë për ta nisur nga e para, por që kurrë nuk ndodhi.

Dhimbja brenda shpirtit e ka detyruar sot 46-vjeçaren, nënën të tre fëmijëve të kërkojë ndihmë. Me 9 urdhra mbrojtje nga një dhunë sistematike nga ish-bashkëshorti, 46-vjeçarja apelon për siguri. Ndonëse ishin njohur të dy me dashuri, gruaja rrëfen se ai ishte shumë xheloz përgjatë martesës.

 

“Unë jam njohur me ish burrin pa mbushur 17 vjeç, e kemi njohur vet njeri-tjetrin. Jemi të dy banor të Durrësit. Pas njohjes ne qëndruam gati për një vit e gjysëm, pastaj ky me rrëmbeu. Ne nuk bëmë kurrë një dasëm. Para se të më rrëmbente ne shkuam ne Itali, gjate njohjes, aty ndenjëm 5 muaj në kamp, por edhe aty me dhunonte shume pasi ishte shumë xheloz. Prindërit e mi ishin mësues dhe nuk doja ta beja familjen time me fjalë, mendoja se ishim të rinj dhe do e kalonim. kur u kthyem në Shqipëri ne ndenjëm dy muaj përsëri pa u martuar, edhe pas një sherri me familjen time ai me rrëmbeu sigurisht me dëshirën time. Por prindërit e mi nuk deshën kurrë sepse ata me shikonin gjithë shenja edhe pse unë nuk ju tregoja kurrë të vërtetën se ai më dhunonte. Por babi me thoshte që “mos shko të martohesh sepse do vuash gjithë jetën”. Mirëpo unë e doja dhe e kam dashur, por koha ishte ndryshe. Mbasi shkova te familja tij, ne nuk ndenjëm me shumë se një jave por dolëm në shtëpi me qira. Në shtëpinë e tij gjeta vjehrrin, vjehrrin dhe kunatin. Ata janë sjell shumë mirë me mua gjithmonë pasi edhe kur unë e denoncova ish-burrin, ata thanë: mirë ia bëre sepse ai te dhunon pa të drejtë. Pasi u ndamë me shtëpi me qira ne na ka mbajt ekonomikisht kunati, i cili punonte në punë të zeze në Itali. Im shoq nuk punonte kurrë. Në 1993 erdhi fëmija i parë, në 96 fëmija i dytë, i treti në 2004. Kur erdhi në jetë fëmija i pare ai ka pasur shumë sherre. Ai për nje gjë më të vogël bëhej shumë agresiv. Pinte shumë alkool, ishte xheloz i sëmurë. Më thoshte; “do rrish mbyllur në shtëpi. Nëse ti hap derën, mos të të gjej në shtëpi. Madje kam një shenjë nga shkopi që me ka qëlluar vetëm pse dola ke banja jashtë. Kaluan 20 vite mes dhunës, Ai fliste keq për prindërit e mi. Ai arriti t’i dhunonte edhe fëmijët, që të vegjël i qëllonte me pultin e televizorit ne kokë. Denoncimin e parë e bëra në vitin 2008. Ishte një situatë shumë e rëndë ai kishte pirë shumë. Në ato momente babi im shiti një shtëpi dhe ky thoshte që; babai jot ka detyrime ndaj teje. Edhe vjehrri me detyroi të shkoja t’i kërkoja babit lekë teje. Unë u detyrova të shkoja, ma mbushen mendjen, por kur ia thash babit ai më tha; “nëse yt shoq do punonte dhe nuk do pinte rrugëve, për çfarë t’i jap lekët që të vij të të rrah ty. Leket e mia pas vdekjes ty dhe vëllait do jua lë”. Por ky dërgonte fëmijët me letra që t’i kërkonte leke. Një dite prindërit e mi erdhën te shtëpia ime dhe i pohuan që; ne nuk kemi detyrime për ty edhe atë çka i takon fëmijës tim e di unë kur do t’ja jap. Babi im me pa me shenja dhe tha që; “nëse unë vij edhe njëherë edhe të gjej me shenja do shkoj unë në polici te të denoncoj. Mirëpo kur iku babi unë kalova gati në depresion sepse ky me dhunonte shumë keq po shumë keq. Një dite nuk munda me dot dhe hapa derën dhe u largova nga shtëpia dhe shkova te vëllai. Kur shkova atje babi me tha që; ke bërë gabim që ke ikur edhe i ke lënë fëmijët në vend. Mami me shoqëroi mua për t’u kthyer, pasi nuk donte ta shkatërroja familjen. Kur shkuam atje ne ai nuk donte të na hapte derën. Ky aty i bërtiste mamit dhe i tha; ti si ke dhënë lekë vajzës tende. Atë nate me pranoi dhe te nesërmen me dëboi nga shtëpia. Atë dite më përcolli fëmija i dytë. Kur vajta te babi ai me tha; A e ke ndarë mendjen? Pas dy ditësh ma sollën djalin e vogël, i cili ishte vetëm 4 vjeç. Gjatë kësaj kohe unë me mamin kapëm një avokate dhe nisem procedurat e divorcit. Mirëpo ky me merrte vazhdimisht në telefon dhe me thoshte; hajde se nuk do ta bëjë me. Pastaj unë pezullova divorcin. Bëmë një seancë pajtimi dhe unë u ktheva në shtëpi, mirëpo babi nuk ma fali më këtë. Një natë kur ai me goditi dola natën nga shtëpia dhe shkova në policinë e Durrësi. Por atë natë ishte e shtunë dhe nuk beja dot procedurat. Me pohuan te qëndroja e strehuar diku deri te hënën. Polici me shoqëroi deri të shtëpia por babi nuk më pranoi të hyja. “Shko tek burri, se atë zgjodhe”, më tha. Në ato momente unë ngela mes katër rrugëve. U lëndova shumë. Edhe me ka strehuar e ëma e kunatës nga burri. Ajo me mbajti në shtëpi edhe më tha; deri sa ti të rregullohesh unë nuk të lë dot. Të hënën unë u pajisa me raport mjekoligjor dhe me urdhër mbrojte dhe pastaj u hap përseri seanca për rrahjen qe me kishte bere. Mirëpo ajo gjyqtarja e kaloi sikur unë si do dënoja babain e fëmijëve të mi edhe me mbushi mendjen. Por unë kërkova te vazhdoja divorcin. Pastaj me sollën te qendra “Gratë e Dhunuara”. Aty qëndrova gati 6 -7 muaj. Gjatë kësaj kohe djali i vogël u sëmur me temperaturë, me telefonoi vjehrra dhe më tha; “hajde merr çunin se nuk e mbaj dot”. Kur unë e mora vajta fillova procedurat e divorcit mirëpo gjyqtarja kishte njohje familjare me njerëzit e burrit tim, e cila bashkëpunoi edhe me psikologen dhe fëmijët i manipuloi pasi edhe unë isha ne qendër. Ata i pohonin fëmijëve se unë isha një femër e keqe dhe kisha ikur për pune të këqija. Kështu qe ata ja kaluan nën kujdestari fëmijët atij, edhe pse ai ishte i dhunshëm. Unë kur u përballa me procedurat askush si kishte marr parasysh gjerat qe kane ndodhur. Unë u ktheva në qendër, edhe kjo zgjati si procedurë dhe nën kujdestari të atij gati 5 vite. Por unë gjate këtyre 5 viteve luaja mendsh se fëmijët mi u largonin edhe nga telefoni. Nga qendra unë dola dhe ndenja me qira ne Tirane dhe u punësova. Mirëpo edhe pse bëra divorc edhe pse u rraha apo dhe kalova në depresion u ktheva përsëri per hater te femijeve sepse une e dija qe ai nuk i mbante sic duhet i rrihte. Për këtë unë nuk duroja dot që fëmijët e mi po dhunoheshin edhe vendosa të kthehesha të me vriste. Të vdisja vetëm për ata femijë. Një herë bëra katër muaj pa i parë fëmijët, pas një muaji që unë u ktheva ai filloi te me thoshte; ku ke punuar ti prostitutë? Edhe me goditi me shkelma dhe grushte. Ishte i pirë. Mora vetëm xhupin edhe shkova përsëri për urdhër mbrojtje ne Durrës. Kjo ndodhi ne 2010. Pastaj shkova në një qendër në Vlorë, aty ndenja gati 6 muaj pa folur me fëmijët fare. Aty fillova punë te fabrika e këpucëve, mirëpo nuk po duroja dot për fëmijët edhe ato te qendra me ndihmonin dhe po përpiqeshin te me lidhin me ta. Ato morën fëmijët por aty doli ky i cili filloi duke sharë. Ndenja përsëri ne vatër, pastaj pas 7 muajsh unë pa fëmijët nuk po rrija dot edhe u ktheva përsëri ne familje tek ky. Ndenja tre muaj dhe përsëri e njëjta situate, sharje madje me beri te nxirrja gjak nga goja. Kërkoja ndihmë ne lagje por askush s’më ndihmonte. Pastaj vendos te dal me çunin e dyte dhe vendosa te ikja përfundimisht edhe shkova te kushërira ime. Pastaj shkova në Vlorë dhe nuk më pranuan. Shkova te fabrika se me kishin 100 mijë lekë të vjetra nga puna dhe u largova për ne Tiranë dhe gjeta një shtëpi të cilën e ndaja qiranë me një gocë tjeter. Por djalin e ktheva ne shtëpi dhe i thash që; nuk kthehet më mami sepse nuk e duroj dot dhunën. Pas 6 muajsh mora vesh që djali i madh kishte shkuar të merrte urdhër-mbrojtje, edhe psikologia e shkollës e kishte ndihmuar. Mora informacion që çunin e kishin çuar në një qendër në Elbasan, ishte vetëm 15 vjeç. Shkova ta takoja por sipas ligjit ato nuk ma lejuan sepse kujdestaria është e të atit. Unë nuk kisha mundësi ekonomike. Djali pasi mbaroi për një vit urdhrin e mbrojtjes e çuan prapë te babai. Unë gjatë kohës që djali ishte ne qendër në Elbasan u transferova atje, sepse nuk mund ta lija vetëm në atë moshe. Mirëpo djalin ma çuan serish në shtëpinë e të atit dhe mua nuk me


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.