Sociale

Pas 3 muajsh/ Rinisen sot tragetet e parë nga Durrësi drejt Italisë

13:49 - 22.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në mbrëmje nisen dy tragetet e parë nga Durrësi drejt Italisë, pas një bllokimi rreth një periudhe 3 mujore  për shkak të përhapjes së COVID-19.




Fillimisht do të lejohen vetëm shtetasit e vendeve të BE-së dhe shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në këto vende, si dhe personeli diplomatik. Drejtori i drejtorisë së përgjithshme detare Paulin Ndreu shprehet se nga sot do të lejohen edhe personat që udhëtojnë drejt vendeve të BE për arsye shëndetësore.

Ndërsa, duke filluar nga data 1 korrik do të kenë mundësi të gjithë për të udhëtuar me traget. Drejtori Ndreu shton se do të zbatohet me rigorozitet protokolli i ministrisë së Shëndetësisë, pasi tragetet do të operojnë me jo më shumë se 70 përqind të kapacitetit të udhëtarëve.

Për zbatimin e protokollit në kuadër të masave anti-covid, është menduar që check-in i pasagjerëve të fillojë më herët, pasi nevojitet më shumë kohë në këtë periudhë të pandemisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.