Sociale

“Kur futesh në moshë të mesme bëhesh filozof,” Edmond Tupe tregon pengun më të madh në jetë

13:29 - 24.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kur futesh në moshë të mesme bëhesh filozof.”-thotë përkthyesi e publicisti Edmond Tupe. Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” në “News24” me autore psikologen Ervisa Lula, Tupe flet si ai është futur në këtë periudhë të jetës me vetëdijen për gjurmët që lënë vitet. Me një sens të hollë humori, profesor Edmond Tupe thotë se është ka trokitur vonë në moshë të mesme madje tani i mendon gjërat më thellë.




Me një jetë me dallgëzime të forta, ai ndalon të tregojë pengun më të madh, shqetësimin se me kë do lërë të birin, i prekur nga autizmi kur të largohet e të mos jetë më mes nesh. “Tregohem i kujdesshëm që të jetoj sa më gjatë për tim bir dhe time shoqe, -shprehet Tupe, i prekur nga realiteti.

Me shumë thjeshtësi flet për mënyrën si e përjeton dashurinë, cilësinë e ushtrimet fizike që bën për ta jetuar më vlerën e duhur çdo fazë të jetës. “Jeta pa filtër” transmetohet në TV “News 24” të mërkurave në orën 10:30 dhe në kanalin e Youtube “News24 Albania”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.