Kryesore

Ndërron jetë Lulzim Balla/ Gazetari Sokol Balla jep lajmin e hidhur: Ndarja me babain e dhimbshme, faleminderit për atë që bëri për mua

20:32 - 25.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeshtri i Madh, kameramani i njohur i RTSH-së, Lulzim Balla, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas luftës disavjeçare me një sëmundje të rëndë.




Babai i gazetarit të njohur Sokol Balla prej 43 vite, Lulzim Balla shërbeu në RTSH, si mjeshtër i kameras duke u kujdesur në detaje për imazhin e të gjithëve. Gjithnjë i qeshur e fjalë pak e me një karrierë të gjatë mbi supe, ai arriti në kthehej në figurën më të dashur për institucionin ku shërbeu për vite me radhë me përkushtim e devotshmëri. Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Në këtë humbje të madhe nuk mund të mungonte dhe një mesazh i ndjerë nga i biri, i cili shkruan se ndarja me të atin ishte e dhimbshme, ndërsa e falenderon për çdo gjë që bëri për të.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore.”,- shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.

Gazeta Shqiptare i shpreh ngushëllimet familjes Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.