Kosova

Akuzat për krime lufte, Thaçi: Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës

11:13 - 26.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas akuzave kundër tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, për krime lufte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.




Përmes në postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan: “Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës”.

Kujtojmë këtu se dje Thaçi kishte publikuar një fotografi në “Facebook”, ku postonte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish komandantë të UÇK-së u akuzuan nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihej vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj., krime këto të dyshuara se janë bërë gjatë konfliktit në Kosovë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.