Kryesore

Ekspozita “Heterotopitë e rezistencës”, shtypja, kontrolli e krijimi i vendeve të reja

15:15 - 26.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ekspozitë e veçantë me artistë nga Shqipëria e rajoni, Darko Vukiç, Natasha Nedelkova, Edona Kryeziu, Lori Lako, Fatlum Doçi, Nikolche Slavevski dhe Nina Galiç.
E kuruar nga Blerta Hoçia, ajo çelet ditën e martë me 30 qershor 2020, ora 18:00 në galerinë “Zeta” dhe prezanton veprat e 7 artistëve, nga 4 vende të rajonit, të cilat janë rezultat i kërkimit të tyre artistik gjatë programit të rezidencës “Rezistanca”, që u zhvillua në Tiranë, organizuar nga Qendra ZETA dhe mbështetur nga Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA), një projekt ky i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).




“Heterotopitë e rezistencës”, kanë një shtrat kontekstual të gjerë. Për kuratoren Blerta Hoçia, nëpërmjet vendimeve për të përmbajtur pandeminë, lulëzuan edhe mohimet e të drejtave të njeriut. “Forca e ushtruar mbi morinë e shkeljes së tyre, dukej sikur ripërtërihej duke e justifikuar vetë-veten. Shtypjes së kontrollit filloi t’i kundërvihej krijimi i vendeve të reja të ekzistencës dhe të rezistencës”, vëren ajo, në tekstin kuratorial. Këto vende funksionojnë si disa nga heterotopitë e përshkruara nga Michel Foucault, në “Des EspaceAutres” (1967): “Roli i tyre është të krijojnë një hapësirë që është tjetër, një hapësirë tjetër reale, të përsosur, aq të përpiktë dhe të rregulluar aq sa e jona është e rrëmujshme, e ndërtuar keq dhe e ngatërruar. Ky lloj i fundit do të ishte heterotopia, jo e iluzionit por e kompensimit dhe pyes veten në se koloni të caktuara nuk kanë funksionuar disi në këtë mënyrë”.

Paralelizmi me kolonitë e kohëve të kaluara që qytetërimi i ka modeluar si pas nevojës për një botë tjetër, një vend tjetër, rikthehet në ripërshtatjen e imagjinimit dhe modelimit të web-it me mediat sociale dhe platformat e panumërta online. Ato funksionojnë pikërisht si heterotopy të konpensimit njëherësh reale dhe virtuale, si një pasqyrë e pafundme, thërrmijat e së cilës reflektojnë momentin e shumëfishuar të jetesës në kohë reale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.