Kronikë

Sekuestrohen 81 kg marijuanë në Greqi, arrestohet shoferi

17:35 - 26.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka sekuestruar 81 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë. Në kuadër të operacionit nga antidroga e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë, u vu në pranga një 52-vjeçar grek.




Mediat e vendit fqinj raportojnë  se droga ishte fshehur në një furgon, në një vend të improvizuar enkas, brenda të cilit kishte 15 pako me 81 kg marijuanë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 1250 euro dhe 1 celular.

Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenice, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogen e Selanikut dhe ate te Athinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.