Kosova

Thaçi mbërrin në Tiranë dhe jep njoftimin e rëndësishëm: Të dielën në mbrëmje do iu drejtohem nga zyra ime!

13:30 - 26.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Tiranë. Ka qenë vetë ai që e ka dhënë këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social në ‘Facebook’, teksa shkruan se sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa nuk jep detaje mbi këtë vizitë, pas akt-akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës.




Ndërkaq, Presidenti i Kosovës ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm, teksa thekson se të dielën në mbrëmje do të mbajë qëndrim zyrtar mbi akt-akuzën nga zyra e tij.

“Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, – shkruan ndër të tjera, Thaçi.

Mesazhi i Thaçit:

Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.