BLUETOOTH

Jeta e re e Lori Hoxhallarit në vendet arabe me bashkëshortin e huaj/ Ish-banorja e “Big Brother” vesh ferexhe dhe bëhet nënë

14:45 - 27.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Lori Hoxhallari është padyshim një nga vajzat e “Big Brother”, që do të mbahet mend për sharmin e saj. Vajza nga Pogradeci ra në sy të publikut për hiret e saj, por edhe për temperamentin. Menjëherë pas “Big Brother”-it, ajo vazhdoi karrierën në modeling, tashmë edhe me një famë të shtuar. Ishim mësuar ta shihnim në rrjetet sociale teksa shumicën e kohës e kalonte në palestër dhe duhet thënë që rezultati dukej, por krejt pa pritur ajo u zhduk nga jeta e Tiranës, por edhe nga “Instagram”-i. Mediat pak kohë më parë raportuan se ish-banorja e “Big Brother” i ishte dedikuar fesë dhe ishte veshur me ferexhe. Duket se kjo është arsyeja që bukuroshja ka vendosur të shkëputet nga fama e deriatëhershme.




105601675_321138055570180_1530751792940444398_n 106015571_320930698903892_6994546768405382605_n 105486716_2545937215657996_920108036125269249_n 105769081_2639758766267838_1603161071968427035_n
<
>

Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të mësojë më shumë detaje nga jeta e re e Lorit. Bëhet me dije se ajo tashmë është martuar dhe madje është bërë nënë. Brunia nga Pogradeci tashmë jeton mes Shqipërisë dhe vendeve arabe. Bëhet me dije se bashkëshorti i saj nuk është shqiptar dhe për këtë arsye, asaj shpesh i duhet ta shoqërojë edhe jashtë Shqipërie. Rrallë shihet edhe nëpër Tiranë, duke qenë se tashmë Lori është një nënë “full time” dhe duket se mëmësia ka ndryshuar të gjithë botën e saj. Duhet thënë që për një personazh si Lori, ky është një ndryshim drastik, duke braktisur ëndrrën për pasarela dhe famën. Ajo tashmë i është përkushtuar familjes, ku bashkëshorti i huaj dhe fëmija i tyre ka zënë gjithë kohën dhe përkushtim. Megjithatë, tashmë një myslimane e devotshme dhe e mbuluar, Lori gjithsesi duket një yll.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.