AKTUALITET

Aksident në Kukës/ Kamioni del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët e RENEA-s në kërkim të shoferit

19:20 - 29.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku një kamion ka rënë nga Ura e Kolshit. Ndërkaq, ende nuk dihet fati i shoferit.




Fjala është për shtetasin me inicialet F.Ll., rreth 37 vjeç. Burimet kanë bërë të ditur se mjeti ka dalë nga rruga, e për pasojë ka rënë në liqen, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë që për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.