Bota

COVID-19, disa vende rikthejnë masat kufizuese

20:00 - 29.06.20 Gazeta Shqiptare

India dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja me koronavirus. India njoftoi të hënën një rritje tjetër rekord një-ditore në raste të reja, rreth 20 mijë të infektuar.



Një pjesë e shtetit Assam të Indisë ka vendosur sërish masat kufizuese deri më 12 korrik, ndërsa shteti i Bengalit Perëndimor i ka zgjatur ato deri në fund të korrikut.

Në Shtetet e Bashkuara, Florida, Teksasi, Kalifornia dhe Arizona janë ndër shtetet që kanë shënuar një rritje të numrit të të infektuarve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi të dielën se ai ka vendosur t’i mbyllë përsëri plazhet, duke fajësuar të rinjtë si nxitës të rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të mos respektimit të masave të distancimit fizik.

Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur gjithashtu kufizime për konsumin e alkoolit në bare, si vende të grumbullimit në masë të të rinjve. Edhe guvernatorët e Teksasit e të Kalifornisë kanë bërë të njëjtën gjë. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se “gjatë javëve të fundit COVID-19 ka marrë një kthesë shumë të shpejtë e tejet të rrezikshme në këtë shtet“.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë llogaritet në mbi 2 milionë e 549 mijë dhe ai i të vdekurve në mbi 125 mijë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE