Ilir Meta, presidenti i Republikës, ka bërë të ditur se nuk është momenti për interpretime mbi opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Metës, tani është koha për ta zbatuar këtë opinion në lidhje me emërimet e anëtarëve të rinj të dy gjykatave, si e vetmja rrugë sipas tij, për hapjen e negociatave.
“Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”, – shkruan ndër të tjera, Meta.
Postimi i plotë:
PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!
Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT TË REKOMANDIMEVE TË KOMISIONIT TË VENECIAS, PËRMES BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT DHE KONSTRUKTIV.
Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.
Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.