Kryesore

Historia/ 45-vjeçarja nga Vlora: Vajzën e katërt e braktisa në jetimore, bashkëshorti nuk e ka dashur kurrë

13:26 - 29.06.20 gsh

E braktisur shtatzëne nga bashkëshorti, 45-vjeçarja nga Vlora që rrëfeu kalvarin e gjatë të vuajtjeve, tregoi në emision se nuk ia fal kurrë vetes, veprimin që i mban peng shpirtin. Ajo është detyruar të çojë në jetimore fëmijën e saj të katërt, të cilën e solli në jetë në vitin 2011-të.



Por dhuna dhe braktisja nga bashkëshorti e ndan nga vajza e cila sot është 9-vjeçe. Çfarë ndodhi pasi 45-vjeçarja trokiti në dyert e jetimores? Ku ndodhet sot vajza, këto dhe shumë të tjera ju ftoj ti ndiqni gjatë emisionit.

“Unë për arsye ekonomike dhe dhune vajzën e çova në Befotrofin e Vlorës, vajza ka probleme në fizik, sot është 9-vjeçe dhe jeton në jetimore në Tiranë. Nga 2015 në 2016 nuk e kam takuar vajzën. Deri në moshën 5 vjeçe vajza më ka njohur si prind. Sot nuk më njeh më sepse u transferua nga Vlora në Tiranë dhe ajo nuk më njeh më fare.

Ndërsa ai bashkëshorti e ka mohuar, dhe nuk e ka dashur kurrë si fëmijë, ai i urrente vajzat, madje kur unë sillja në jetë vajzat ai thoshte do t’i mbyt me jastëk. Unë shkova të firmosja në Befotrof për 6 vite, por kaluan 6 vite dhe unë humba të drejtën e prindërimit. Më qan shpirti dhe zemra, unë dua të vdes për atë vajzë. Nuk e marr dot vajzën, nuk ma pranon burri që jam martuar. Edhe tre fëmijët i kam të larguar, gocën e dytë e kam të martuar. Goca e madhe dhe djali rrinë bashkë në Vlorë. Unë jetoj në Radhimë. Që nga ikja e tij ish-bashkëshorti, shkova ta takoja që të kthehej në vitin 2015 ai me rrahu aq keq saqë unë nuk jam ngritur dot në këmbë, me zhveshi nga mesi e lart lakuriq, shkova në polici më mori policia ashtu në atë gjendje.

Pastaj unë u trasferova në Tiranë, më mbajti një familje korçare, gati një muaj. Pastaj u njoha me burrin që kam aktualisht, të cilin e njoha nëpërmjet telefonit. Mblodha mendjen edhe në vitin 2016 unë u martova me ketë, ky është me origjinë nga Novosela. Ai ka qenë i martuar, ka fëmijë por i ka ish-bashkëshortja. Kërkesa ime është që ish-bashkëshorti nuk po me jep divorcin, nuk përgjigjet për fëmijët fare. Dua ndihmë nga emisioni”,- thotë ajo.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE