Kosova

Limaj: Rama i gatshëm të ofrojë ndihmë në çdo proces ku mund të kalojë Kosova

16:48 - 29.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ka qenë vet lideri kosovar që ka bërë të ditur detaje nga takimi, ndërsa theksoi se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.




Po ashtu Limaj pohoi se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë̈ në këto rrethana në të cilat po kalon vendi, ndërsa shtoi se kryeministri shqiptar ishte shprehur i gatshëm që të ofrojë ndihmë Kosovës.

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë”, thotë ai.

Duket se Rama shoqërohet nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në këtë takim. Vizita e Ramës në Prishtinë vjen fill pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale e Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rreth 100 vrasje gjatë luftës me Serbinë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.