Kryesore

“U martova me shkuesi”, gruaja nga Vlora tregon kalvarin e vuajtjeve: Si më dhunoi e braktisi para se të lindja fëmijën

12:48 - 29.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër histori që mbush në dhimbje dhe lot u trajtua sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmetin.




Një nënë rreth të 45-ve rrëfeu kalvarin e gjatë e vuajtjen e madhe, mes një jete dramatike. E dhunuar fizikisht, e braktisur në mesin e një jete mister dhe një varfërie të tejskajshme.

“Jam Veronika H. kam qenë e martuar në 1995 në Tepelenë me shkuesi. Shkuesi ishte dajua im, kushëriri i parë i mamasë. Sot jam 45 vjeçe. Jam martuar 20 vjeçe, një herë më parë kur unë kisha mbushur 18- vjeç familja ime më kishte martuar me shkuesi, tezja u bë sebep. Ishte viti 1993, u martova në Babicë të madhe në Vlorë. Burri ishte 12 vite më i madh, aty qëndrova një vit e gjysme, por vëllai më mori sepse ai kishte probleme të shëndetit mendor.

Edhe unë e kisha këtë martesë pa celebrim dhe vëllai erdhi më mori. U ktheva në familje te babai im në Sevaster të Vlorës. Pas 3- muajsh familja ime më martoi në Tepelenë, me një burrë të martuar i cili kishte qenë edhe 3 herë të tjera dhe kishte një fëmijë. Unë u martova me këtë i cili ishte 16 vite më i madh, ai dëgjonte shumë të ëmën. Sepse ne jetonim së bashku në një shtëpi, kjo zgjati veç një muaj sepse brenda kësaj banese ishim ndarë me dhoma. Që në muajin e parë rashë shtatëzanë, lindi fëmija i parë dhe pas katër muajsh ndërroi jetë në duart e mia, vajza kaloi temperaturë të lartë. Fëmija u helmua me qumshtin tim sepse unë kisha renë shtatzanë përsëri.

Fëmija i dytë erdhi në jetë në vitin 2000. Gjërat nuk ecën mirë. Atë vit mu dogj edhe shtëpia nga një shkëndije elektrike, edhe mua edhe vjehrrës. Asaj ja bëri komuna ndërsa ne të dyve nuk na i bëri shtëpinë edhe ne ngelëm në rrugë. Ne ikëm në atë lagje në një shtëpi të vjetër të një komshiu, i cili kishte emigruar jashtë. Në vitin 2008 erdhëm në Vlorë, por në 2004 erdhi në jetë djali, fëmija i katërt. Erdha në Vlorë, ai nuk paguante qeranë, ne arritëm të ziheshim, ai më dhunonte.

 

Shyqyr që pata familjen time, e cila më ndihmoi shumë sidomos motra time. Në 2010 unë rashë shtatëzanë përsëri, në 2011 e linda këtë fëmijë, bashkëshorti më dhunoi shumë keq para se të lindja, gati 15 dite më plasi në tokë. Sa linda ika te dy shoqe me gjithë fëmijën tim. Ai para se të lindja unë u largua nga shtëpia dhe shkoi te motra në Fier, unë ju luta të kthehej për hatër të fëmijëve”,- tregoi gruaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.