Kryesore

Befason Juventus, Andrea Pirlo trajner i ri i bardhezinjve

11:24 - 30.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Andrea Pirlo do të jetë trajneri i Juventus U23, teksa do të zëvendësojë trajnerin Fabio Pekia. “Sky Sport” ka publikuar lajmin, duke zbulon se negociatat mes palëve kanë përfunduar.




Ish-mesfushori italian ka gati 2 vite që ka marrë licencën e trajnerit dhe do të fillojë kështu karrierën e re në stolin bardhezi. Kujtojmë që pjesë e Juventus U-23 është edhe sulmuesi i Kombëtares Xhakomo Vrioni.

Ndihmës i tij në stol do të jetë Roberto Baronio. Ky i fundit  ka shumë më shumë përvojë sesa Pirlo, pasi ka trajnuar Italia U-19, Breshan dhe të rinjtë e Napolit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.