AKTUALITET

Drogë, grabitje dhe prostitucion, ja kush janë katër të dënuarit që OFL u kërkon të deklarojnë burimin e pasurisë

13:30 - 30.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër personave të dënuar tashmë u duhet të justifikojnë burimin e pasurisë së tyre. Kështu, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin Vito Bibës, Abedin Palnikajt, Baftjar Gjanës dhe Genti Tahirit.




Konkretisht: Vito Biba., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

Abedin Palnikaj., banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Baftjar Gjana., banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Genti Tahiri., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, – thuhet në njoftim.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Vito Biba., banues në Tiranë, i dënuar për verpën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

Abedin Palnikaj., banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Baftjar Gjana., banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Genti Tahiri., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.