BOTA

Ekperti: Vala e parë e COVID-19 nuk ka mbaruar ende, virusi do të ndryshojë mënyrën si jetojmë

16:24 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga ekspertët drejtues të kontrollit të sëmundjeve në Kinë ka paralajmëruar se vala e parë e COVID-19 nuk është aspak drejt fundit. Ëu Zunyou, shef epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u shpreh po ashtu se sëmundja të ndryshojë mënyrën se si ne jetojmë dhe punojmë përgjithmonë.




Ai parashikon që virusi do të ‘bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë’, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se rastet e konfirmuara së fundmi në Pekin janë vala e dytë e epidemisë në vend. Ai u shpreh për mediat shtetërore se bota ishte akoma në ndikimin e valës së parë.

Paralajmërimet e mjekut vijnë në një kohë kur OBSH ka njoftuar se pandemia e koronavirusit, nuk i është afruar fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.