BOTA

Eksperti amerikan: Vaksina kundër COVID-19 nuk siguron ‘imunitetin e tufës’

18:50 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anthony Fauci, ka deklaruar se do të ishte i kënaqur me vaksinën nëse ajo do të ishte efikase nga 70 deri në 75 për qind, duke paralajmëruar se me këtë nuk nënkupton mbrojtje të plotë – në veçanti tani kur shumë amerikanë nuk duan të vaksionohen, shkruan CNN.




Për këtë arsye, sipas Faucit, SHBA-të nuk do të fitojnë nivelin e mjaftueshëm të imunitetit të tufës, për ta luftuar dhe eliminuar pandeminë e COVID-19. Fauci ka shtuar se vaksina e cila sipas tij do të jetë efikase nga 70 deri në 75 për qind, nuk mund të sigurojë “imunitetin e tufës”.

Një sondazh i CNN muajin e kaluar zbuloi se një e treta e amerikanëve thanë se ata nuk do të vaksinohen kundër Covid, edhe nëse vaksina është gjerësisht e disponueshme dhe me kosto të ulët.

Derisa të ketë një vaksinë, çelësi kryesor për të mbajtur nën kontroll koronavirusin është gjurmimi i kontakteve.

Por ai shtoi se gjurmimi i kontaktit pengohet nga fakti se kaq shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus nuk kanë simptoma, dhe duke qënën se ata  nuk e dinë nëse janë të infektuar është e pamundur të gjurmohen kontaktet e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.