AKTUALITET

Humb betejën me Covid-19, ndërron jetë profesori i Hematologjisë

11:59 - 30.06.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, profesori i Hematologjisë, Arjan Pushi. Gazeta Shqiptare meson se Pushi, prej ditësh i shktruar në spital, nuk ia ka dalë dot të mposhtë koronavirusin.




Ditën e djeshme, mjeku Arjan Pushi u vu në intubim, (frymëmarrje të drejtuar), pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të koronavirusit. Ndërsa sot nuk ka mundur ti bëjë ballë koronavirusit.

Ndërkaq, Pushi është personi i dytë që ndërron jetë nga stafi i ekipit mjekësor, pasi dje ndërroi jetë edhe punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu.

Duket se situata është rënduar në Infektiv, ndërsa ka shkuar në 63 numri i viktimave.

MSH bën me dije se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe ministrja e  Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Prushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.