AKTUALITET

Prej 11 vitesh nuk flet me fëmijët/ Rrëfehet gruaja: Ish-burri më vuri pistoletën në kokë dhe më detyroi të firmosja

13:18 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në Neës 24 me autore Evis Ahmetin u trajtua një tjetër histori e dhimbshme. Një grua vetëm 33-vjeçe, nënë e katër fëmijëve, e martuar që 15 vjeçe tregoi kalvarin e vuajtjeve dhe divorcin nga i shoqi.




Mes lotësh ajo tregoi se si e detyroi i shoqi t’i jepte autorizimin për t’i marrë 4 fëmijët duke e kërcënuar me pistoletë te koka.

“Ai më ka kërcënuar dhe më ka vënë edhe pistoletën në syrin e fëmijëve, ma vendosi pistoletën në kokë dhe më detyroi me zor sa firmosa që fëmijët t’i merrte ai në Shqipëri dhe kur ai shkoi në Shqipëri më kërcënonte se do vras fëmijët nëse ti vazhdon gjyqet dhe më denoncon. Ai i la fëmijët në Shqipëri te prindërit e vetë, por sot ata prindër nuk jetojnë. Unë u ktheva në Shqipëri dhe kërkova divorcin, fëmijët i mori gjykata në pyetje dhe ata pohuan nga frika, do qëndrojmë me babin.

Goca që është 16 vjeçe rri te halla e saj, dhe tre cunat jetojnë me të atin. Unë nuk kam qenë e lidhur me fëmijët me bisedë sepse edhe fëmijët kërcënoheshin edhe unë kërcënohem. Djali i madh u lidh me mua në Facebook, dhe tha nuk dua ta marr vesh babi që u lidha me ty se ai do më vrasi. Kur kam folur me djalin në fillin ai ka qënë me shenja në fytyrë. Me gocën nuk flas dot sepse kunata e ka bërë të më urrejë në maksimum. Por unë dua shumë të flas me katër fëmijët dhe të bashkohem me ta.

Gruaja tha ndër të tjera: “Unë kam dy vjet që kam ndërtuar një jetë të re me një shqiptar dhe jetoj në Gjermani. Jam në punë këtu, po pres kontratën të bëj dokumentat. Jam e shqetësuar për fëmijët dhe djalin, nuk di ku ndodhet, ka ikur nga shtëpia për shkak të dhunës nga i ati”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.