AKTUALITET

Shefi i hematologjisë: Mjeku Pushi nuk kishte sëmundje të rëndë, u infektua në punë

21:03 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i hematologjisë në QSUT, Arben Ivanaj, i ftuar në ‘Mbrëmje në Abc’ me Mirela Milorin i prekur nga ndarja nga jeta e kolegut të tij, mjekut Arjan Pushi tha i përlotur se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa kishte 15 ditë i shtruar te Infektivi dhe 48 orët e fundit ishte rënduar.




Ivanaj u shpreh se kolegu i tij nuk kishte sëmundje të rëndë, përveç hipertensionit të nivelit të parë.

“Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të të rëndë përveç hipertension të nivelit të parë. por ky virus ëhstë i pabesë. Ishte një traumë për ne. Ishte traumë për të gjithë kolegët. Por sigurisht një traumë është për familjen e Arjanit.

Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ja dilte”, u shpreh ai.

Më tej, mjeku deklaron se Pushi u infektua në punë. “Arjani është pedagog i fakultetit të mjekësisë. Ka gati një vit që nuk punon me të sëmurët çdo ditë në pavion. Por është infektuar në punë. Vendi i infektimi, ku e mori kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është përkushtimi i tij në punë.

Dosja e tij mjekësore nuk mund të bëhet publike. Arjani ka marrë mjekim më të mirë të mundshëm. Ai vdiq në duart e kolegëve, ata kanë thënë na fal Arjan se s’të shpëtuam dot, por këtë e thonë nga dhimbja. Arjani iku, fatkeqësisht na la”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.