AKTUALITET

Shpëtoi nga tmerri i kampit në Siri/ Alvin Berisha kthehet në Shqipëri, ja ndryshimi

08:31 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij.Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit.




Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që ka dashur t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 ka emigruar në Itali, ku edhe ka rënë pre e propagandës fetare radikale islamike.

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës është plagosur rëndë edhe Alvini. U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i ferrit dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij.

Tashmë sfidë për shtetin shqiptar mbetet kthimi i rreth 28 fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kamp.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.