AKTUALITET

Shqipëria përfshihet nga i nxehti saharian/ Ja si do të jenë ditët e para të korrikut

14:13 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi ynë prej ditësh po përjeton temperature të larta. Sipas sinoptikanëve, Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit saharian, ku temperaturat shënojnë mbi 38 gradë celcius.




“Duke nisur nga sot deri në ditët e fundit të maujit qershor pritet të ketë një avancë i të nxehtit nga Saharaja që ka sjellë një rritje të temperaturave.Por mund të themi se deri ditën e martë në zonat malore do ketë prani të paktë të reshjeve të shiut në formën e stuhive të izoluara.

Ndërsa nga dita e mërkurë dhe fillimi të muajit korrik deri javën e parë pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja i cili do përfshijë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat në zonat malore do arrijnë deri në 35 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat qendrore do i kalojë 38 gradët“, tha sinoptikania për RTSH.

Sipas saj 10 ditëshi i parë i Korrikut do jetë me temperatura shumë të larta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.